FAQE INTERNETI NE WORDPRESS

Pse WordPress?

Faqe interneti ne WordPress. Një CMS, ose sistemi i menaxhimit të përmbajtjes, është një mjet që ju lejon të menaxhoni përmbajtjen e faqes suaj të internetit në mënyrë të pavarur. WordPress është fleksibël, shumë i përshtatshëm, lehtësisht i përdorshëm si dhe është një sistem i shkëlqyer për menaxhimin e përmbajtjes (CMS). Ju mund ta përdorni atë për bloget, faqet e internetit të biznesit të vogël si dhe për shitjet online.

Ekipi ynë i talentuar përditëson dhe përmirëson faqen tuaj të biznesit duke përdorur mjetet e shumta që ofron WordPress-i.

Ndertim faqe interneti E-commerce

Gjithkush e di se dyqanet e shitjes janë një biznes i mirë, pa marrë parasysh se çfarë shitet; gjithmonë do të ketë njerëz pranë jush që bëjnë blerje online. Por një dyqan me pakicë është i kufizuar në vendndodhjen e saj gjeografike. Me një dyqan online, kufiri i vetëm është imagjinata juaj. Me Evolve Studio, mund të ndërtoni faqen tuaj e-commerce.

Ndërtoni faqen tuaj E-commerce tani dhe përfitoni nga mundësitë e shumta që ofron bota e marketingut online.

CMS TË PERSONALIZUAR

Nëse keni nevojë të ndryshoni shpesh faqen tuaj të internetit, duhet të konsideroni një faqe interneti CMS në vend të një faqeje statike. Një sistem i menaxhimit të Përmbajtjes ju lejon të redaktoni në çdo moment përmbajtjen në faqen tuaj të internetit. Këto sisteme janë të dobishme sepse nuk keni nevojë të mësoni programim për të shtuar faqe të reja, ose thjesht për të redaktuar faqen tuaj.

APLIKACIONE MOBILE

Aplikacione mobile për të zgjeruar praninë tuaj në botën dixhitale. A keni nevojë për një aplikacion me porosi, iOS, Android ose Windows? A preferoni një aplikacion ueb të përshtatshëm për çdo platformë? Kërkon një backend të sigurtë? Ne zhvillojmë aplikacione gjithëpërfshirëse për smartfona: logo, harta dhe tekste për të siguruar që përdoruesit të jenë plotësisht të kënaqur.

Le të fillojme projektin tuaj

Ne do t’ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja dhe të rrisni biznesin tuaj.

NA KONTAKTONI